E thirrën ‘majmun’, Udinese merr vendimin: “Përjashtim përjetë nga stadiumi për ata që ofenduan Maignan”

“Një përjashtim ka një kohëzgjatje të kufizuar, por klubi mund të vendosë të përjashtojë një tifoz nga një stadium për një periudhë më të gjatë kohore. Do të punojmë që t’i përjashtojmë nga stadiumi përgjithmonë, përjetë”. Përmes fjalëve të Franco Collavino, drejtori i përgjithshëm i Udinese, klubi bardhezi bën të ditur se do të largojë përgjithnjë nga “Bluenergy Stadium” personat që kanë fyer Mike Maignan, portierin e Milan, që në ndeshjen e së shtunës braktisi portën e tij.

Drejtuesi i lartë bardhezi më pas shpjegon se çfarë ndodhi në 24 orët e fundit dhe çfarë do të ndodhë tani: “Jemi të bindur që të kërkojmë përgjegjësit, mund të jenë vetëm dy ose tre persona. Nuk ka pasur kore, të cilat nuk janë perceptuar as nga arbitri dhe as nga prokuroria. Janë një, dy, tre mjeranë dhe kjo mjafton që të jetë një gjë shumë e rëndë. Tashmë kemi filluar të shikojmë pamjet nga kamerat e stadiumit, duhet të dëgjojmë edhe audion. Në stadiumin Blueenergy, brenda dhe jashtë, ka mbi 300 kamera. Ka shumë punë për të bërë në një kohë shumë të shkurtër”.

Maignan tha: Kushdo që nuk bën asgjë do të jetë bashkëpunëtor. “Dhe ai ka të drejtë. Por ne lëvizëm shumë përpara fjalëve të tij. Që në pjesën e parë të ndeshjes ramë në kontakt me policinë për të filluar kërkimin e atyre njerëzve që nuk i duam mes nesh. Në përgjithësi, ne zbatojmë politika biletash që inkurajojnë praninë e familjeve në stadium, prej të cilave ka shumë. Ne i dërgojmë futbollistët tanë në shkolla për të ndërgjegjësuar fëmijët për çështjen e racizmit”.

Lexo më tej: Video/ Nga Ferri në Parajsë, me 5 minuta ndërprerje: Milan përmbys Udinesen në shtesë me Jovic e Okafor

MESAZH PËR MAIGNAN
Një mesazh për portierin e Milan? “Dua t’i them atij se na vjen shumë keq për atë që ndodhi dhe shprehim solidaritetin tonë me të. Udinese ka qenë gjithmonë një shembull i një shoqërie multietnike dhe multikulturore. Një shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi pasur gjithmonë një numër lojtarësh me ngjyrë më të lartë se mesatarja italiane. Madje, pas ligjit Bosman që hapi kufijtë në 1995, u kritikuam sepse kishim shumë futbollistë të kombësive të ndryshme dhe pak italianë. Për ne flasin tridhjetë vitet e fundit janë para syve të të gjithëve”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top