Shisnin heroinë dhe kokainë afër shkollave dhe lokaleve të natës, 80 urdhër-arreste vetëm për Tiranën

Teksa në vendin tonë Policia e Shtetit ka ndërmarrë një megaoperacion, duket se në Tiranë ka pasur numrin e arrestimeve më të mëdha.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 80 urdhër-arreste për persona, pjesë e grupeve kriminale të shpërndarjes së drogës si kokainë, heroinë etj.

Sakaq, raportohet se shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike. Hetimi po kryhet nga prokurori Drini Pali.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top