Jose Mourinho te Napoli? Ajo që mund të konfirmohet me siguri absolute është se pas shkarkimit të Special One nga Roma, menaxheri i tij shumë i fuqishëm Jorge Mendes nuk po humb kohë. Ai ka kontaktuar presidentin De Laurentiis, duke i ofruar të asistuarin e tij. Një telefonatë eksploruese, në fund të fundit Napoli po vëzhgon profile të ndryshme për trajnerin e sezonit të ardhshëm.
Presidenti De Laurentiis, i cili nga Riadi po punon në merkato për të forcuar Napolin – pas Mazzocchi, nënshkrimi me Traorè dhe Ngonge dhe takimi i djeshëm me drejtuesit e Al-Shabab për Politano – ka marrë parasysh disponueshmërinë e teknikut Mourinho. Për më tepër, marrëdhëniet me Mendes janë të shkëlqyera.
Megjithatë, mund të mendohet që paga e Jose Mourinho – 7 milionë plus bonuse në vit ato që merrte te Roma – është një pengesë për parametrat financiarë të Napolit. Presidenti De Laurentiis do të bënte një përpjekje të ngjashme ekonomike vetëm për Antonio Conte. Ndërkohë, kontakti i vendosur mes Mendes dhe De Laurentiis nuk është për tu anashkaluar. Mendes di të jetë shumë bindës dhe Mou ka joshjen e një emri të madh, që në Napoli duan ta shohin të ulur në pankinën e tyre.