Privatizimi i fabrikës së bukës, shtyhet seanca për Arben Ahmetajn, avokatët: Gjykimi i pavlefshëm

Teksa sot nisi shqyrtimi i çështjes penale në seancë paraprake në GJKKO ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arhmen Ahmetaj për veprën e shpërdorimit të detyrës për ashtuquajturën çështja ‘Buka’, seanca është shtyrë.

Sipas Prokurorisë ai ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Seanca gjyqësore është shtyrë për në 2 shkurt.

Avokatët e Ahmetajt, kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra të rënda penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve. Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top