Deputetet e opozitës e Rithemelimit dhe ata që mbështesin Lulzim Bashën janë përplasur ashpër me njëri tjetrin në Komisionin e Edukimit.
Gazment Bardhi i ka kërkuar Flutura Açkës që të ndërpresë punën e komisionit, ndërsa kishin ndezur edhe zhurmuese për të penguar punën.
Ai i ka kujtuar se bashkë kanë qenë në fushatë në Elbasan “Mos u bëj fasadë e Suel Çelës dhe e Evis Kushit” ishin fjalët me të cilat ai iu drejtua Açkës.
“Jo me dorë, mos më prek” , dëgjohen të thonë deputetet demokrate, mes tyre edhe Merita Bakiu.
Debatet:
Bardhi: Nuk flet dot Flutura, ndërprite fjalën. Leri hartimet e Edi Ramës.
(Flamur Noka shkul mikrofonin)
Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra
Bardhi: Je me votën time aty Flutura. Fike mikrfonin
Noka: Turp
Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore
Bardhi: Për cfarë i bën këto skena?
Acka: Ju lutem gazetarëve do mbaj konference