Përfaqësuesja e OSBE-së në Tiranë, Clarisse Pasztory, do të takojë gjatë ditës së sotme Gazment Bardhin, në kuadër të Reformës zgjedhore. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Një ditë më parë, Pasztory zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Pas takimeve, shefja e OSBE-së, u shpreh se mezi po pret rinisjen e punës të premten për këtë reformë. Gjithashtu ajo lajmëroi se do t’i vazhdonte takimet gjithpërfshirëse për këtë reformë.