Përfshihet nga zjarri fabrika e parfumeve në Turqi, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Si pasojë e një zjarri në një fabrikë parfumesh në Turqi, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimë mbeti një punonjës dhe tre të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi në zonën industriale Ataturk, ndërsa tymi u përhap në disa pjesë të rrethit. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për shuarjen e flakëve.

Tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve që ngjarjes tragjike.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top