Shtyhen seancat/ Berisha dhe Malltezi do të merren në pyetje nga SPAK javën e ardhshme

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesat e avokateve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit për të shtyrë seancat e marrjes në pyetje për javën e ardhshme. Ish-kryeministri u thirr të enjten në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si i hetuar për korrupsion. Ishin avokatët e Berishës ata që kanë kërkuar shtyrje të seancës, duke kërkuar një orë dhe datë tjetër.

Ish-kryeministri mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e ‘arrestit ne shtëpi’. Ndërkohë, SPAK do të marrë në pyetje të mërkurën Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top