Makina rrëshket dhe përfundon në përrua, shpëtojnë mrekullisht dy vajza

Dy të reja kanë shpëtuar mrekullisht pasi mjeti i tyre është përmbysur dhe ka përfunduar në përrua. Mësohet se dy vajza, identiteti i të cilave ende nuk dihet, po udhëtonin drejt Kishës së Laçit kur autovetura e tyre ka rrëshkitur. Nga rrëshkitja mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur sipër një përroi.

 

Lojtës Videosh

Fatmirësisht vajzat kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top