“Mund të jem në një panel me Vuçiç”, Kurti: Prioritet i takimeve në Davos, siguria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në prag të nisjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga Serbia.

“Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garanci për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, ka thënë Kurti për mediat në Kosovë.

Sakaq, ai ka konfirmuar se do të ketë takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brien.

“Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërsa nesër do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brien, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, ka deklaruar ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top