Tensionet në Kuvend, Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD-së

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të mblidhen sot të thirrur nga Gazment Bardhi pas tensioneve të ditës së djeshme në Kuvend.

Bardhi njoftoi deputetët e grupit se mbledhja do të mbahet në orën 9:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme. Kujtojmë se seanca e djeshme parlamentare, e para për këtë vit kalendarik, u mbyll para kohe pas tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës.

“Të nderuar kolegë,
Nesër (e martë), ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij që iu dërgua deputetëve ditën e djeshme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top