Shpërthim me granatë dore në Mitrovicë të Veriut, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut mbrëmjen e djeshme.

Policia tha se njëri nga të plagosurit ka marrë lëndime më të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 7 makina.

“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top