Shembja e papritur e dheut lë 18 të vdekur në rrugën malore në Kolumbi

Momente tmerri janë regjistruar në Kolumbi. Një rrëshkitje e papritur dheu pas shirave të rrëmbyeshëm ka vrarë të paktën 18 njerëz dhe ka plagosur shumë të tjerë, që udhëtonin në rrugën e faqes së shembur të dheut. Rrëshkitja e pasdites së djeshme ndodhi fatkeqësisht teksa automjetet prisnin të rruga të rihapej pas bllokimit prej rënies së gurëve.

Shumë viktima raportohet se ishin ende brenda automjeteve të tyre kur orteku i baltës e gurëve vërshoi drejt tyre duke i mbuluar.

Tragjedia ndodhi në rrugën mes qytetit Quibdo, qendra e rajonit Choco, dhe Medellin.

Rrëshqitja e dheut ishte një nga tre që ndodhën në pjesën 3 km të gjatë të rrugës në zonë e quajtur Las Toldas.

Raportimet fillestare flisnin për pesë të vdekur por zyrtarët në Choco njoftuan sot se kishin rekuperuar 17 trupa nga zona e tragjedisë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top