Video/ Usain Gjimshiti: Atalanta ekzalton sprintin e kapitenit kuqezi

Në suksesin e madh të Atalantës në San Siro kundër Milan, kishte vend edhe për elozhet për kapitenin e kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti. Jo vetëm performancë në total, por në veçanti një episod ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe të vetë klubit bergamask. Në minutën e 47′ qendërmbrojtësi që kishte dalë përpara për një goditje këndi në favor, pa kundërsulmin e Milan të rrezikonte portën e tij.

Atëherë, Gjimshiti nisi një sprint të vërtetë për të ndalur Leao e të tjerët, duke përshkuar afërsisht 80 metra në vetëm 10 sekonda. Camesecchi, portieri i Atalantës, e përfaqoi duke e kuptuar se ajo ndërhyrje vlente pothuaj një gol. E tani kanë ardhur edhe elozhet e klubit. Në faqen zyrtare, Atalanta e krahason mbrojtësin kuqezi me Usain Bolt, si për t’i vlerësuar sprintin kur kishte kaluar gjysma e ndeshjes.

Për kronikën, Atalanta arriti të fitonte me shifrat 2-1 dhe të kualifikohej në gjysëmfinale të Kupës së Italisë. E mes zhurmës së arritjes së madhe është edhe performanca e kapitenit tonë Gjimshiti, gjithnjë e më lider edhe te bergamaskët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top