Gazment Bardhi mbledh sot grupin e PD

Disa ditë para nisjes së axhendës parlamentare, Gazment Bardhi ka thërritur mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike. Mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, në orën 12:00.

Ndërkohë raportohet se në fokus të takimit do të jetë zyrtarizimi i axhendës opozitare në Kuvend, duke qenë se të hënën nis zyrtarisht punimet dhe Kuvendi i Shqipërisë, ku do të mbahet dhe seanca plenare.

Në mbledhje, do të jenë dhe deputetët që mbështesin Sali Berishën, por ky i fundit jo, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata e Posaçme, për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në lidhje me hetimet që po kryehen për privatizmin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top