I ngulin thikën një tifozi: ultrasit e Lazios sulmojnë ata të Romës në një pub në mesnatë

Sulm i dhunshëm i një grupi tifozësh të Lazios në një lokal të frekuentuar zakonisht nga mbështetësit e Romës, pas derbit të mbrëmshëm në çerekfinalen e Kupës së Italisë në Olimpico. Të armatosur me shkopinj, ata kanë dëmtuar orenditë dhe kanë goditur me thikë një person, i cili kishte ndërhyrë së bashku me pronarin për t’i bllokuar. Ai ka mbetur i plagosur në bark dhe është shtruar në terapi intensive. Lajmi i mirë është se ai nuk është në gjendje kërcënuese për jetën. Episodi ndodhi rreth mesnatës në një lokal në Viale Angelico, jo shumë larg stadiumit. Policia ka nisur hetimet.

Rrëmuja kanë ndodhur edhe jashtë stadiumit Olimpico, ku pas ndeshjes kishte pasur trazira. Dy grupe prej rreth dyqind tifozësh verdhekuq u përpoqën disa herë të arrinin në Ponte Milvio për tu konfrontuar me tifozët e Lazios. Pati hedhje gurësh e shkopinjsh në drejtim të policies, që i shpërndanë duke u kundërpërgjigjur.

 

Dy maxhorenë e një minoren janë tre tifozët verdhekuq të arrestuar mbrëmë nga policia. Ata u denoncuan për plagosjen e një zyrtari publik dhe mbajtjen e objekteve të aftë për sulme në aktivitete sportive. Dy roje sigurie u plagosën në tentativë për të ndaluar një sherr mes disa tifozëve të Lazios dhe Romës mbrëmë brenda stacionit të metrosë Flaminio pas ndeshjes në Olimpico. Dy rojet e sigurisë u dërguan në spital me kodin e verdhë, pasi pësuan dëmtime të lehta.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top