Video/ Milan i tërbuar për penalltinë e Atalantës, Leao: “E pabesueshme

Në pjesën e dytë, me rezultatin 1-1, arbitri Di Bello akordoi në favor të Atalantës një penallti për një faull të Jimenez ndaj Miranchuk, të shndërruar në gol nga Koopmeiners. Moviola e Graziano Cesari, në studion e Coppa Italia Live në Canale 5, nuk la asnjë dyshim për gabimin e arbitrit. Edhe tekniku i Milan Stefano Pioli, i intervistuar pas ndeshjes, argumentoi se zgjedhja e bërë nga Di Bello ishte e gabuar.

Tërbimit kuqezi për padrejtësinë e bërë iu bashkua edhe Rafael Leao i cili postoi foton e ndërhyrjes së Jimenez në rrjetet sociale, duke komentuar: “E pabesueshme”.

 

Sulmuesi portugez i Milan bëri edhe një koment pa fjalë (vetëm pika suspance) mbi imazhin e prekjes me dorë në zonën e Atalantës, që nuk u sanksionua nga arbitri.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top