Shifra alarmante, OBSH: Vetëm gjatë muajit dhjetor 10 mijë viktima nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport të publikuar së fundmi ka njoftuar se të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 50 vende të ndryshme vetëm gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm rastet e shtrimeve në spital dhe pacientëve me komplikacione të rënda.

“Megjithëse Covid nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, virusi vazhdon të qarkullojë, të ndryshojë dhe të vrasë. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë një rritje të transmetimit në dhjetor”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shumë vende kanë shënuar një shtim të rasteve me Covid dhe për këtë arsye kanë kthyer përdorimin e maskës.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top