Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që dënon sulmet nga rebelët Houthi të Jemenit në anije në Detin e Kuq dhe bënë thirrje për një fund “të menjëhershëm”.
“Houthis duhet të pushojë menjëherë të gjitha këto sulme, të cilat pengojnë tregtinë globale dhe minojnë të drejtat dhe liritë e lundrimit, si dhe paqen e sigurinë rajonale”, thuhet në rezolutën, e hartuar nga SHBA dhe të miratuar me 11 vota në favor dhe abstenimin e Rusisë, Kinës, Mozambikut dhe Algjerisë.
Mohammed Ali al-Houti, kreu i Komitetit Suprem Revolucionar të Houthis në postimin e tij në X tha se në Detin e Kuq forcat Jemenase po veprojnë në vetëmbrojtje dhe do t’i përgjigjen çdo veprimi kundër tyre.
“Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të çlirojë menjëherë 2.3 milionë njerëz nga rrethimi izraelito-amerikan i Gazës”, tha ai.