Schumacher, zbulimi i bujshëm i ish-shokut te Beneton, Herbert: “Ulet në tavolinë për të ngrënë”

“Më është thënë se Michael mund të ulet në tryezë për drekë dhe darkë”. Ky ishte zbulimi i bujshëm që erdhi nga ish-piloti anglez Johnny Herbert, shoku i skuadrës i Schumacher për dy sezone te Benetton nga 1994 dhe 1995. “Sinqerisht nuk e di nëse është e vërtetë, nuk dua të jap shpresa të rreme, sepse besoj sot ai është në të njëjtat kushte në të cilat ishte pas dy operacioneve që iu nënshtrua pas rënies së tij duke bërë ski”, shtoi Herbert. 59 vjeçari, në një intervistë të publikuar nga faqja britanike e informacionit sportiv BettingSites, ka specifikuar se kishte vetëm informacione të dorës së dytë.

“Unë arrij vetëm të lexoj mes rreshtave atë që më është besuar dhe madje edhe nga familja nuk kam marrë vesh më shumë – shtoi Herbert -. Aspektet e tjera janë aspekte që të dashurit e tij duan t’i mbajnë konfidenciale. Besoj se një konfidencialitet i tillë është për faktin se nuk ka shumë mundësi për përmirësim. Kështu, ajo që duhet të bëjmë është ta kujtojmë Schumacher siç e njihnim, shumë i shpejtë në pistë dhe duke fituar Grand Prix”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top