Vlorë/ Blegtorët në protestë: Grumbulluesit e qumështit kanë ulur çmimin me 40%, kemi shumë kosto

Me dhjetëra blegtorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë dalë mbrëmjen e kësaj të hëne (8 janar) në protestë për çmimin e qumështit. Blegtorët thonë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.

Edhe pse produktet e bulmetit nuk kanë pësuar rënie të çmimit, baxhot në unanimitet kanë vendosur që qumështin ta marrin me 120 lekë, nga 180 që ka qenë deri në dhjetor. Blegtorët thonë se ky çmim nuk i mbulon kostot e shpenzimeve të tyre e as nuk justifikon punën e bërë. Dhjetëra banorë të cilët jetojnë e punojnë me bagëti janë mbledhur sot në fshatin Kot e thonë se nuk do dorëzojnë asnjë litër qumësht me këtë çmim.

“Po përfitojnë në kurrizin tonë, e po na detyrojnë të mos punojmë më thotë blegtorët”, thonë ata, duke shtuar se rinia po detyrohet të braktisë vendin vetëm nga abuzimet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top