Vlahovic paralajmëron Inter: “Titulli? Nuk heqim dorë e nuk do të heqim kurrë”

Ashtu si në Frosinone, sërish shënoi Vlahovic. Në Salerno madje dhuroi fitoren në kohën shtesë. Por gjithsesi një gol që vlen tre pikë, akoma edhe më me peshë sepse e riktheu Juventus në -2 nga Inter: “Një gol që peshon shumë, jam shumë i lodhur sepse vërtet dhamë gjithçka dhe merituam të fitonim”, deklaroi sulmuesi serb për Dazn. “Megjithatë, unë e përgëzoj Salernitanën që luajti një ndeshje të shkëlqyer. Pas kartonit të kuq ata ishin në vështirësi, por u uroj atyre fat”.

Çështja më urgjente, padyshim, është gara dyshe me Inter: “Titulli – pyeti Vlahovic -? Ne nuk dorëzohemi dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Pastaj do të shohim se si do të shkojë në fund. Ka ende shumë ndeshje. Objektivi ynë mbetet Champions League, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam i kënaqur me këto gola, punoj shumë dhe do ta bëj edhe më shumë, duke shpresuar të shënoj shumë të tjerë. Por nuk mund të bëj asgjë pa ndihmën e trajnerit dhe këtyre shokëve. Jetoj në të tashmen, nuk shikoj nga e ardhmja dhe merrem vetëm me gjërat ku mund të ndikoj. Po punoj fort cdo ditë për të realizuar ëndrrat e mia por rruga është ende shumë e gjatë. Duhet të punojmë dhe ta mbajmë të gjithë ekipin me këmbë në tokë. Falënderoj tifozët që erdhën për të na mbështetur edhe në këtë kohë, ne po përpiqemi të bëhemi një ekip i madh, por po ecim hap pas hapi”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top