Shoqërohet në Policinë e Durrësit bashkëshorti i 41-vjeçares së vetëvrarë.
Bedrie Loka dyshohet se u shty drejt vetëvrasjes pas bulizimit që i bëhej përmes një llogarie të hapur në Tik Tok nga persona ende të panjohur.
Gruaja e vuante prej kohësh këtë ngjarje dhe ndonëse kishte bërë denoncim nuk ishte zbuluar se kush fshihej pas saj.
Një prej vëllezërve të gruas ka thënë se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht ndonëse ai jetonte në emigracion në Greqi dhe kthehej një herë në gjashtë muaj në atdhe.
Për ngjarjen e rëndë pati shumë reagime në rrjetet sociale dhe sot pasdite është njoftuar një marshim-protestë në Tiranë.