Kapiteneria e Portit të Vlorës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të përkeqësimit të motit, do të ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.
Sipas Kapitenerisë, anijet e transportit ndërkombëtar detar ,tragetet e linjës me Italinë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Kjo situatë do të jetë deri në datën 8 janar, kur edhe pritet që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.
“Situata e përkeqësuar hidrometeorologjike nisur mbrëmjen e së premtes, deri të djelën,në 8 janar, Kapiteneria e Portit të Vlorës urdhëron pezullimin e lundrimit detar të mjeteve të vogla të peshkimit. Sipas Kapitenerisë moti do të jetë i përkeqësuar përgjatë bregdetit gjatë këtyre ditëve.Era me drejtim Jug-juglindje dhe jug- jugperëndim me shpejtësi deri në 25-30 m/s,dallgët e detit janë në forcën 7-8ballë,ndërsa lartësia e dallgëve shkon në 2.50 brenda gjirit të Vlorës dhe 3.50 deri 4.50 m jashtë gjirit të Vlorës.
Kështu drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare.Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar ,tragetet e linjës me Italinë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024”, njofton Kapiteneria e Portit të Vlorës.