Zgjatet sërish afati për ligjin e investitorëve strategjikë

Mazhoranca në Kuvend planifikon që të shtyjë për herë të tretë afatin e ligjit për investimet strategjike. Zyrtarisht, ligji ka përfunduar afatet më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Por, në Kuvend ka mbërritur një propozim i ri për shtyrjen e afatit të tij deri në fund të këtij viti. Lajmin e konfirmoi ministri i Financave, Ervin Mete.

“Për investimet strategjike ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsiderohen investime strategjike, por edhe me aspektin operacional të ligjit por edhe me shtyrjen e afatit”, tha ministri Mete në një konferencë me gazetarët.

Ligji u miratua në vitin 2015-s si një ligj i përkohshëm deri kur qeveria të hartonte një ligj të unifikuar për të zëvendësuar ligjet në fuqi të asaj kohe, ai për investimet dhe për investimet e huaja. Por, në 2018-ën ai u shty me dy vite dhe në 2021 sërish me dy vite të tjera. Ligji është kritikuar nga ekspertët si mekanizëm me anë të të cilit po përfitojnë favore fiskale dhe prona publike subjekte të caktuara.

Sipas ligjit, statusi investitor strategjik njihet për çdo subjekt që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Për të lehtësuar procedurat e këtyre investitorëve qeveria ka miratuar disa vendime duke u mundësuar konsolidimin e titujve të pronësisë. Në bazë të tyre shteti është i detyruar t’u ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, si dhe infrastrukturë rrugore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top