Luiz Ejlli shikohet nga publiku i gjerë si fitues i Big Brother VIP Albania, por për Dea Mishel mbetet po i njejti lojtar i dobët, sic ajo e ka quajtur gjithmonë.
Gjatë një bisede me banorët në darkën pas “Prime-t”, e ndalur tek nominimi midis Kristit, Armaldos dhe Luizit, Dea u shpreh e bindur se në rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.
“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.
Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.
Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.