Goli ndaj Toulouse vlen rekordin, Mbappé më mirë se Cavani: “Nuk kam vendosur ende për të ardhmen”

“Nuk kam marrë ende një vendim”. E ardhmja e Kylian Mbappé është akoma një enigmë dhe çdo fjalë e sulmuesit të PSG-së bën zhurmë. Natyrisht pastaj tifozët dhe media nisin interpretimet. Ndërkohë, edhe pas golit të shënuar në Superkupën e Francës, të fituar ndaj Toulouse, kapiteni i Francës nuk zbuloi asgjë për të ardhmen. Kontrata e Mbappé me parisienët skadon në qershor, por çfarë do të ndodhë në atë kohë mbetet një mister. I interesuari kryesor është Real Madrid dhe klubi i Florentino Perez po ndjek më vëmendje ngjarjet: “Unë nuk kam marrë ende një vendim – tha Mbappé në zonën mikse -. Por ne kemi një marrëveshje me presidentin Al Khelaifi ku të gjitha palët janë të mbrojtura. E ardhmja ime nuk është një situatë e brendshme në klub”.

 

Në pritje të kuptohet se ku do të luajë vitin e ardhshëm, kundër Toulouse ishte një tjetër natë rekordi për Mbappé. Tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e PSG-së, ai shënoi golin numër 111 me fanellën e Parisit në Parc des Princes. Sulmuesi u bë kështu golashënuesi më i mirë i klubit në ndeshjet në shtëpi, duke kaluar Edinson Cavani (110): “Jam shumë i motivuar. këtë vit kemi synime për të ndjekur”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top