Rama i kërkoi të drejtojë bashkinë Himarë, flet Vangjel Tavo: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke

Vangjel Tavo ka hedhur poshtë pretendimet e mediave greke, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që të marrë drejtimin e bashkisë Himarë. Duke folur për News24, Tavo ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet greke. Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, thuhet se ka deklaruar Tavo.

Ditën e djeshme mediat greke kanë shkruajtur se kryeministri Rama ka takuar Vangjel Tavon dhe se i ka kërkuar këtij të fundit të drejtojë bashkinë e Himarës. Kathimerini po ashtu ka shkruar se për lëvizjen që po bën Rama për të gjetur zëvendësuesin e Belerit, deri sa të përfundoj gjyqi është njoftuar dhe qeveria greke.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top