Kapet momenti kur një hero shpëton nga përmbytja vajzën 3 vjeqare me nënën e saj
Kamerat kanë kapur një moment dramatik ku një hero ka shpëtuar një vajzë 3 vjeqare dhe nënën e saj nga një makinë që po fundosej si pasojë e stuhisë Storm Henk.
Liam Stych i cili ishte duke ecur me gruan e tij shtatzënë kishte parë veturën të bllokuar nga përmbytja e ujit natën vonë në Hall Green të Birminghamit në Britani të Madhe.
Në videon dramatike Stych shihet teksa mbahej në urën përmbi dhe me këmbën e tij po thyente dritaren e veturës dhe me mjete të improvizuara e lidhi veturën nën strukturën e urës për ta parandaluar nga përmbytja.
Ai së pari shpëtoi vajzën 3 vjeqare duke e mbajtur me duar dhe duke ja dhënë gruas së tij ta mbajë.
Policia e West Midlands e ka quajtur Liamin hero lokal por ai me modesti tha se veproi me instikt, raporton Daily Mail.
Ai tha se ishte duke ecur përmbi urë kur dëgjoi një grua duke bërtitur nga brenda veturës duke thënë ‘ Ndihmë, ju lutem shpëtojeni fëmiun tim mbrapa veturës’ . Ai shtoi se i tha gruas që të ja zgjasë dorën e fëmiut dhe do ta nxjerrë atë. Në fund ai arriti të shpëtoj edhe nënën edhe fëmijën.