Aksident në Turqi/ Kamioni përplaset me autobusin me pasagjerë, 4 viktima dhe 29 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Malatya-Kayseri në Turqi, mëngjesin e kësaj të marte. Mësohet se një autobus pasagjerësh është përplasur nga një kamion. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30. Autobusi i pasagjerëve me targë 44 AK 041 është përmbysur pasi shoferi humbi kontrollin për shkak të ngricës në rrugë. Më pas, autobusi i shtrirë anash u godit nga një kamion që vinte nga pas.

Për pasojë, 4 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë raportohet se janë plagosur. Rruga, e cila ishte e mbyllur për shkak të aksidentit, është rihapur pas largimit të autobusit dhe kamionit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top