Mbështetësit e ish kryeministrit mblidhen poshtë shtëpisë / Berisha i përshëndet nga dritarja

Ndërsa ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, simpatizantët e Sali Berishës janë grumbulluar në rrugicën poshtë banesës së tij.

Ndërkohë, Berisha ka përshëndetur nga dritarja me dy gishta, ndërkohë që në sfond dëgjohen thirrje të mbështëtësve të tij.

Pavarësisht se gjendet nën masën e arrestit, Berisha nuk ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike, ndërsa deputetët mbështetës të tij kanë paralajmëruar për ashpërsimin e qëndresës dhe mobindjes civile.

Ndërkohë mbështetësit e tij dëgjohen duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top