Qëllohet me armë zjarri drejt policisë së Kosovës nga një grup kontrabandistësh në Zubin Potok, arrestohet serbi

Disa persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj policisë kufitare të shtunën pasdite në qytetin verior të Kosovës, Zubin Potok dhe si pasojë njëri nga të dyshuarit, serb i Kosovës, është arrestuar, njoftoi policia e Kosovës.

Policia tha se nuk ka të lënduar nga shkëmbimi i zjarrit mes të dyshuarve dhe oficerëve policorë në fshatin Bube të Zubin Potokut, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës. Të dyshuarit, sipas njoftimit, i shpërfillën urdhrat e policisë për t’u ndalur për kontroll dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj oficerëve.

“Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar. Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur veten dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit po ashtu me armë”, njoftoi policia e Kosovës. Policia e identifikoi të dyshuarit të cilët dyshohet se po kontrabandonin dele nga Serbia në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur të ngarkuara 40 dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në republikën e Kosovës. Po ashtu aty janë hasur edhe dy automjete të braktisura, dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit”, tha policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, përfshirë inspektoratin policor të Kosovës dhe për rastin është njoftuar prokurori, thuhet në njoftim. Sipas Radio Evropa e Lirë, i dyshuari, 42 vjeç, është dërguar në paraburgim ku do të mbahet për 48 orë dhe përballet tani me akuza për sulm ndaj personit zyrtar e për kontrabandë me mallra.

“Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vend-ngjarje janë konfiskuar, kurse më aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha policia.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top