Ndalohet ‘Dekreti i Rritjes’, futbollistët në festë: “Tani italianët e të huajt të barabartë”

Dekreti i Rritjes u ndalua në Itali, edhe për botën e futbollit, me vendim të qeverisë. Ndërsa Lega Serie A komentoi me hidhërim ndalimin e normativës nga qeveria, Shoqata e Futbollistëve nuk e fshehu kënaqësinë e saj. “Me kënaqësi të madhe mësuam lajmin e shfuqizimit, edhe për sportistët, të rregullit për të huajt që përmban Dekreti i Rritjes. Një dispozitë që penalizon të gjithë lëvizjen kombëtare të futbollit”, tha presidenti Umberto Calcagno.

“Më në fund nga 1 janari 2024 – vazhdoi numri 1 i KSHP – futbollistët italianë dhe të huaj do të mund të garojnë në të njëjtin nivel. Për këtë falënderoj ata në qeveri dhe forcat politike që janë treguar të ndjeshëm ndaj kërkesave tona dhe për fatin e futbollit italian, për të mbrojtur zhvillimin e zinxhirit të furnizimit në botë dhe të ardhmen e ekipit kombëtar” përfundoi Calgano.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top