Video/ Tridhëmbëshi muzikal Kean-Leao-McKennie: “Së shpejti një këngë së bashku”

Futbolli është një pjesë, por aktorët e tij kanë edhe pasione të tjera. Ky është rasti i Moise Kean. Sulmuesi i Juventus në mikrofonët e DAZN Heroes ka trajtuar shumë tema, që nga fëmijëria e deri te marrëdhënia e tij me Allegrin. Por djaloshi është ndalur edhe gjatë viteve të PSG-së dhe dashurisë për muzikën. E pikërisht aty lindin skenarët interesantë.

Kean doli hapur para kamerave pa fshehur asgjë, edhe pse foli për shumë tema të ndjeshme. Sulmuesi bardhezi preku fëmijërinë e vështirë e deri te vështirësitë në kombëtaren Under 21: “Unë u largova nga shtëpia që 13 vjeç, për të shkuar dhe jetuar në konviktin e Juventus. Kjo sepse askush nuk mund të më çonte në stërvitje. Nuk isha një njeri i lehtë për t’u menaxhuar. Shumica e shokëve të mi të skuadrës në rininë e tyre, ose janë në burg ose nuk dihet ku janë. Ndihem me shumë fat, shumë njerëz që vijnë nga situata ime nuk arrijnë të dalin prej saj”.

 

TRIDHËMBËSHI MUZIKAL KEAN-LEAO-MCKENNIE

Ndër pasionet e shumta të Kean është edhe muzika, siç tregohet në podcast 19F. I pyetur për këtë anë të jetës së tij, sulmuesi italian tha: “Muzika? Më pëlqen, më qetëson. Ëeston McKennie dhe Rafa Leao janë shpesh në shtëpinë time, ne shkruajmë dhe këndojmë bashkë. Kemi një këngë së bashku që duhet ende të dalë. Jemi ende duke punuar për të. Fillova të bëj muzikë që në moshën 12-vjeçare dhe bëja freestyle. Një person mund të ketë shumë talente dhe duhet t’i tregojë ato”. Në fushë të tre i kemi parë, tani mbetet vetëm ti dëgjojmë në muzikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top