GJKKO shtyn sërish vendimin për arrestimin e Sali Berishës

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka folur për mediat pasi GJKKO shtyu vendimin për masën ndaj ish-kryeministrit për në datën 30 dhjetor, ora 12:00.

“Gjykata e shtyu për në datë 30, të shikojmë nëse do të ketë gjykuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Sot kemi marrë provat që do të shoqërojnë kërkesën. Me provat që ne mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës. Provat tregojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha Gjokutaj.

Më herët pala mbrojtëse e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top