Altin Dumani reagime të shkurtra për Berishën, Metën dhe Kryemadhin

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani duke komentuar vendimin e SPAK, për Sali Berishën, thekson se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit.

Në përgjigje të pyetjes nëse ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitje” për kryetarin e PD Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti, Dumani komentoi veprimet që ka kryer SPAK.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”.

Sa i përket sekuestrimit telefonave ndaj Monika Kryemadhit apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi informal me gazetarët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top