“Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha: Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai, në darkë…

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u paraqit sot në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit për dosjen Gërdeci. Për gazetarët, ai u shpreh se ky proces është një teatër politik dhe politizimi nuk e ka lejuar të vërtetën.

PJESË NGA BISEDA:

Shkëlzen Berisha: Faksi ‘Për Shkëlzen Berishën’, qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Unë nuk e kam pritur në adresën time.

Prokuroria thotë që ditën e ngjarjes keni pasur komunikime?

Shkëlzen Berisha: Kam diskutuar për një çështje të tij personale. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla, gjatë dhe pas. Bisedat janë si ato mes miqsh. Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top