Çmenduri e Lehmann, i preu traun e garazhdit e kërcënoi fqinjin me moto-sharrë: “Nuk e mbaj mend”

Ish-portieri i kombëtares gjermane, Jens Lehmann, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 420 mijë eurosh, pasi u shpall fajtor për disa shkelje nga Gjykata e Qarkut Starnberg. Ish-portieri u shpall fajtor për një grindje të çuditshme mes fqinjësh. Lehmann, raporton Bild, u akuzua për dëmtim kriminal, fyerje dhe tentativë mashtrimi. Prokurori akuzoi 54-vjeçarin se kishte hyrë me moto-sharrë në garazhin e sapondërtuar të fqinjit të tij në liqenin Starnberg dhe kishte prerë traun e çatisë.

Lehamann me sa duket besonte se kishte çaktivizuar sistemin e video-vëzhgimit të garazhit, që në fakt vazhdoi të regjistronte sepse përdorej me bateri. Akuza fillestare për shkeljen e pronës u ndal pasi fqinji hoqi dorë nga kallëzimi penal përkatës.

 

Gjyqi kishte të bënte gjithashtu me tentativën e mashtrimit. Lehmann u akuzua se kishte mashtruar duke shmangur dy herë tarifat e parkimit në parkingun e aeroportit të Mynihut në vitin 2021 dhe 2022. Fillimisht ai kishte karikuar Porsche-n e tij elektrike, pastaj, sipas aktakuzës, ai iu afrua automjeteve të tjera në barrierën e daljes dhe kështu kaloi pa paguar. Me këtë ‘mashtrim’, ish-portieri i Borussia Dortmund dhe Arsenal kishte kursyer më shumë se 300 euro.

Në ditën e parë të procesit, Lehmann pranoi se kishte hyrë në garazh me një moto-sharrë në dorë. Për pjesën tjetër, pastaj, ai tha se kishte zbrazje të memories dhe foli për dyshime false dhe shpifje.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top