OBSH jep alarmin për sistemin shëndetësor në Rripin e Gazës dhe bën thirrjen: Shpallni armëpushim

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) denoncoi dje “shkatërrimin” e sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës, i cili po pëson shkatërrime të mëdha nga lufta. Ai përsëriti thirrjen e tij për shpalljen e armëpushimit të menjëhershëm. “Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës është një tragjedi,”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus përmes X (ish-Twitter).

OBSH ka kohë që ka dhënë alarmin për gjendjen e sistemit shëndetësor që nga nisja e luftës, më e përgjakshme e përjetuar ndonjëherë nga Rripi i Gazës, i shkaktuar nga sulmi, gjithashtu më vdekjeprurës në historinë izraelite, nga militantët e Hamasit në zonat jugore të Izraeli më 7 tetor.

Anëtarët e Brigadave Ezzedine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, vranë rreth 1,140 njerëz atë ditë, shumica prej tyre civilë, sipas një numërimi të AFP-së bazuar në deklaratat zyrtare izraelite, dhe morën rreth 250 pengje, më shumë se 120 prej të cilëve mbeten robër në Rripin e Gazës. Operacionet ushtarake në shkallë të gjerë të nisura nga Izraeli që atëherë, veçanërisht sulmet masive ajrore, kanë marrë jetën e 20,424 njerëzve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit në Gaza.

Javën e kaluar, OBSH theksoi se nuk ka mbetur asnjë spital në funksion në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Javën e kaluar dy spitale pësuan dëme të mëdha në veri, ndërsa zyrtarë të OBSH dhanë alarmin se aty kishte fëmijë të pamundur për të cilët nuk kujdesej njeri, nuk kishte as ushqim dhe as ujë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top