Video/ Anulohet në shtesë goli i Filit, plasin polemikat: buzëqesh Dinamo, dygolëshi i Vilës “mbyt” ish-skuadrën

Kthehet te fitorja Dinamo, që në Niko Dovana mposhti 1-2 Teutën, duke e zhytur më keq në vendin e fundit të renditjes. Në javën e 18 që mbylli kampionatin vendosi dyglëshi i Lorenco Vilës, që dënoi ish-skuadrën e tij. Nuk mjaftoi goli i Dacit për durrsakët, që në fund shpërthyen në polemika ndaj arbitrit. Fili barazoi rezultatin në shtesë, por VAR e anulon për pozicion jashtë loje të Demirçanit. Lojtari u konsiderua se kishte mbuluar rrezen e portierit, mes protestave të Teutës.

Pas dy humbjesh radhazi Dinamo buzëqesh në ndeshjen e fundit të vitit duke mposhtur në “Niko Dovana” Teutën, me lojtari që në verë e mori pikërisht prej tyre. Lorenco Vila me dygolëshin e tij bëri të pavlefshëm golin e Dacit, në një ndeshje ritmike dhe me raste. Martini shtyu skuadrën përpara, por e pësoi në kundërsulm nga Vila në minutën e 13’. Goli i ish-it për sulmuesin që nuk festoi në shenjë respekti. Teuta shkundet me dëshirën për të bërë dicka më shumë dhe në minutën e 35’ barazuan me golin e Dacit. Një gol që ngjalli vetëm iluzione, sepse përpara se skuadrat të shkonin në pushim Vila i shpëtoi edhe njëherë kundërshtarëve, duke bërë 1-2 në minutën e 43′.

POLEMIKA NË SHTESË

Dygolëshi i parë me fanellën e nëndetëses për Vilën, që ndoshta është edhe oguri i mirë për Mehmetin dhe vetë lojtarin në këndvështrimin e 2024-ës. Teuta u mundua të imponohej në kërkim të rezultatit, por Daci nuk arrin të kalojë portierin Sali fillimisht në minutën e 54′ e pastaj në të 62′. Zëvendësimet e trajnerëve përziejnë kartat, por Denison në të 74′ dështoi të mbyllte ndeshjen edhe për meritë të Demës, që mbajti të tijtë në lojë. Një pritje që mund të ishte shpërblyese sepse në shtesë Dinamo shënoi, por gëzimin e Filit e mbyti VAR-i që e anuloi për një pozicion të parregullt.

 

Kështu Dinamo e mbyll vitin me një fitore të rëndësishme, duke u ngjitur momentalisht në vendin e 5-të të renditjes me 22 pikë. Mehmeti kthehet sërish në garë për një vend në katërshe, ndërsa Teuta mbyll një vit për tu harruar: në fund të tabelës me 16 pikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top