Stuhia “Zoltan” godet Gjermaninë, paralajmërime për përmbytje të mëdha

Stuhia “Zoltan” goditi Gjermaninë mbrëmjen e djeshme duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Në shumë zona për shkak të stuhisë u mbyllën tregjet. Po ashtu, lëvizja e anijeve në brigjet veriore të Gjermanisë u ndërpre.

Sipas mediave gjermane, për Hamburgun dhe brigjet e Detit të Veriut ka paralajmërime për përmbytje gjatë ditës së sotme. Niveli i ujit, sipas autoriteteve i kalon tre metra mbi nivelin normal të ujërave në rast rreziku të përmbytjes. Stuhia që filloi orët e vona të së enjtes pati pasoja të mëdha në trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë.

Mjaft zona federale raportuan për dëme të mëdha e të lënduar. Në Saksoni-Anhalt ka pasur dëme të konsiderueshme dhe dy të plagosur, ndërsa në Shlezvig-Holshtajn një person u plagos rëndë pas përplasjes së automjetit të tij me një pemë të rrëzuar në rrugë. Në Hesen stuhia ka shkaktuar dëme që kalojnë 130.000 euro, sipas autoriteteve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top