Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Rreth dy orë pasi mazhoranca socialiste votoi me 75 vota pro kërkesës për heqjen e mandatit, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht SPAK për vendimin e marrë, duke i hapur rrugë kështu që organi i akuzës t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, nga ajo e detyrimit me paraqitje me gjasë nën masën e “arrestit në shtëpi”.
“Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”- thuhet në vendim.