“Nivel shumë i lartë, jashtë realitetit”: Rama tallet me Enea Jorgjin për vendimet kundër Partizanit

“Është një nder i madh shumë që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë. Dhe u bëj një thirrje të gjithëve, pse të arbitrojë në Shqipëri e të harxhojë kohën kot? Më mirë të iki të arbitrojë në Europë se ai është nivel shumë i lartë për këtë kampionat”. Olsi Rama nuk arrin t’i gëzohet trofeut nervoz me arbitrin Enea Jorgji, pas Superkupës me Egnatian. Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve nuk ka mbetur fare i kënaqur me vendimet e marra nga Jorgji, sidomos penalltinë: “Çfarë të them unë i shkreti! Unë kam fatin që e shoh ndeshjen nga lart, e shoh në TV, e bëj VAR-in para se ta bëjnë në VAR dhe i shoh gjërat se si janë, Megjithatë, ia lë gjerat specialistëve. Por mendoj se ai është me të vërtetë jashtë realiteti. E pranon edhe vetë ai që nuk është për këtë nivel”.

Lexo më tej: “Shyqyr Zotit e sollëm në shtëpi këtë trofe”. Abilaliaj i lumtur për trofeun e parë: flasin protagonistët

Sidoqoftë, Drejtorit Rama Partizani i ka pëlqyer, pavarësisht dominimit të rrogozhinasve në pjesën e dytë e pavarësisht se portieri ishte lojtari më i mirë i tyre. “Finalja me Egnatian në kampionat? Shpresoj të jemi ne dhe të fitojmë pavarësisht kush do të jetë kundërshtari në fushë, pavarësisht rrethanave si do të zhvillohet ndeshja. Jam i kënaqur se pashë një ndeshje të fituar me meritë, një ekip me dëshirë të fitonte. Një ndeshje në mes të kalendarit, pa asnjë lloj stimuli financiar për lojtarët, përveç faktit që luhet për trofe. Mendoj që për emrin e Partizanit dhe të tyrin bënë atë që kishin mundësi në fushë dhe bënë më të mirën, përpos të gjithë vështirësive që i dolën përpara me penallti, me faulle, me vonesa. Nuk e di” e mbylli fjalën e tij.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top