Berisha pas vendimit të Kuvendit: Opozita nuk do të shkatërrohet, Rama hyri nga vrima e miut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.

“Parlamenti sot vazhdoi veprën që nisi më 9 shtator, por nëse dështoi më 9 shtator ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë. Ky vendim nuk do të shkatërrojë dot opozitën por ky vendim do të mobilizojë opozitën nën moton “o sot o kurrë”. Ajo që mund të them nga dita e sotme nga klandestiniteti përfundoi në Parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama nuk hyri sot nga dyertë zyrtare por nga tunelet që ka hapur dhe lidhin Parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Pra nga vrima e miut. Opozita do të qëndrojë e pamposhtur. “-tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top