Korrespondentët e huaj i kërkojnë Izraelit hyrje të pavarur në Rripin e Gazës

Shoqata e Korrespondentëve të Huaj në Jerusalem paraqiti një peticion në Gjykatën Supreme të Izraelit duke kërkuar akses të drejtpërdrejtë të mediave ndërkombëtare në Rripin e Gazës. Gazetarët izraelitë dhe të huaj kanë hyrë në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës më 7 tetor, duke mbuluar luftimet, por në prezencën e ushtrisë izraelite.

Unioni i Korrespondentëve të Huaj theksoi se kështu gazetarët kanë qasje të kufizuar dhe se në këtë mënyrë mbulimi i zonave ku nuk ka ushtarë nuk lejohet. Sindikata, e cila përfaqëson rreth 370 gazetarë nga rreth 130 media, tha se i ka bërë kërkesa të shumta qeverisë izraelite për të pasur akses, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Ne i njohim sfidat unike të sigurisë të paraqitura nga lufta në vazhdim dhe çdo anëtar i Bashkimit që hyn në Gaza duhet t’i marrë parasysh këto rreziqe,” thuhet në deklaratën e Unionit.

Por marrëveshja e fundit e qeverisë izraelite për të lejuar hyrjen e ndihmës në Gaza direkt nga Izraeli tregon se pengesa të tilla mund të kapërcehen. Përpara 7 tetorit, gazetarët për të hyrë në Rripin e Gazës duhej të merrnin leje fillimisht nga autoritetet izraelite dhe më vonë nga Hamasi, i cili sundon enklavën palestineze.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top