Franca do të sanksionoj kolonët ekstremist izraelit në Bregun Perëndimor të qeverisur nga Autoriteti Palestinez ka thënë Ministrja e Jashtme e Frances Catherine Colonna duke bërë me dije se e vlerëson të papranueshme dhunën ndaj palestinezëve atje. Ministrja tha se Franca ka vendosur që të marrë hapa ndaj kolonëve ekstremist.
Colonna këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët e homologun e saj britanik David Cameron pasi që kreu një vizitë në Izrael dhe Breg Perëndimor, raporton The Times of Israel.
Ajo shtoi se e ka parë me sytë e saj dhunën e kryer nga këta ekstremist dhe për të është e papranueshme.
Javën e kaluar SHBA dhe Britania e Madhe ndërmorrën hapa të ngjajshëm.