Prenë biletën për Gjermani 2024, Kombëtarja kuqezi merr çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”

Shqipëria siguroi një sukses fantastik këtë vit, nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kombëtarja për herë të dytë në histori u kualifikua në finalet e një Europiani. Por jo vetëm kaq, këtë edicion kualifikues kuqezinjtë bindën me lojë dhe rezultat, duke u renditur në vendin e parë dhe duke dominuar ndaj çdo kundërshtari në Grupin E.

Një sukses i jashtëzakonshëm, më i miri në histori që erdhi si pasojë e punës së mirë të trajnerit Sylvinho, stafit teknik dhe lojtarët. Për këtë arsye një çmim i veçantë në Mbrëmjen Gala të FSHF-së “Më të Mirët 2023” ka shkuar pikërisht për ekipin Kombëtar të Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit në Futboll”.

Kombëtarja solli gëzim dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Si asnjëherë tjetër, stadiumi ishte në çdo ndeshje “sold – out” dhe interesi për biletat kaloi çdo kufi duke bërë që të shiten në pak orë.

 

Shqipëria i befasoi të gjithë me performancë, rezultat dhe gola spektakolar gjatë fushatës eliminatore. Në Europian, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Gjatë Mbrëmjes Gala, u ripërshkruan edhe njëherë të gjitha momente magjike. Më pas lojtarët e pranishëm dhe stafi teknik me në krye trajnerin Sylvinho dolën në skenë dhe morën çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”. Trofeu i është dorëzuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili falënderoi kuqezinjtë që i bënë njerëzit krenarë me arritjen e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top