Video/ Arsenal në krye, Manchester United frenon Liverpool: Aston Villa një pikë larg vendit të parë

Arsenal mposhti Brighton 2-0 falë golave të Gabriel Jesus dhe Havertz dhe u rikthye në krye të renditjes, pas javës së shtatëmbëdhjetë të Premier League. Favori për Gunners erdhi nga Manchester United, që ndali në një barazim 0-0 Liverpool. Reds arrihen ndërkohë në vendin e dytë nga Aston Villa. Moreno dhe Ëatkins mposhtën Brentford 1-2 dhe Villians janë tashmë -1 nga vendi i parë. Fitore 3-0 për West Ham, që kaloi Wolverhampton.

E nisi ngadalë skuadra e Ten Hag, duke vuajtur skuadrën vendase në pjesën e parë në Anfield. Onana u tregua super ndaj Van Dijk në zhvillimet e një goditje këndi. Me goditjet standarde Reds arritën të krijojnë jo pak probleme për prapavijën e Red Devils. Në pjesën e dytë miqtë u përpoqën të shqetësonin skuadrën e drejtuar nga Klopp në kundërsulm. Në minutën e 56′, Garnacho arriti të çlirohej përballë Alisson, por ndërhyrja e Alexander-Arnold ishte thelbësore për të shmangur golin. United iu afrohet sërish golit me Hojlund, por sulmuesi në mënyrë sensacionale goditi mbi portierin nga fare pranë.

 

Në minutën e 75′ Luis Diaz krijoi shansin për të bërë 1-0, por Dalot dhe Onana i bllokuan tentativën. Elliott dhe Jones u futën në fushë në finale, të dy të rrezikshëm me dy tentativa por pa sukses. Ndodhi gjithçka pastaj në kohën shtesë. Rashford detyroi Alisson të bënte pritjen që vendosi rezultatin në minutën e 93′. Dalot pastaj u përjashtua me karton të kuq për shkak të protestës ndaj një rivënie anësore. Kështu Liverpool zbret në vendin e dytë me 38 pikë, i kaluar nga Arsenal dhe i kapur nga Aston Villa. Ndërsa Red Devils ngjiten në 28 pikë.

Premier League England

Arsenal 2-0 Brighton
Brentford 1-2 Aston Villa
West Ham United 3-0 Wolves
Liverpool 0-0 Manchester United

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top