Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Depërtimi i masave të ftohta polare nga veriu i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar. Për pasojë orët e paradites do të dominihen nga vranësira dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të intensiteti të reshjeve në të gjithë vendin, por ngricat në akset rrugore do të jenë problematike në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes veriore-lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësine maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top