Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të arrijë në Capitoll Hill të Washingtonit në SHBA ku gjindet në situatë më të vështirë krahasur me vizitën e fundit që e kishte bërë në këtë institucion vitin e kaluar teksa lufta në vendin e tij po hyn në vitin e tretë dhe fondet e SHBA’së nuk janë më të sigurta..
Vizita e Zelenskyyt të martën vjen në një moment kur presidenti Biden ka kërkuar një pako prej rreth 110 miliard dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin gjë për të cilën momentalisht nuk e përkrah Kongresi amerikan. Republikanët janë shprehur se fondet duhet të shkojnë në krizën e kufirit SHBA-Meksikë.
Senatori amerikan Chris Coons ka thënë se mos votimi i kësaj pako do të dërgonte mesazh të gabuar në botë dhe ndaj popullit ukrainas, raporton The Associated Press.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se vizita e Zelenskyyt në Washington vjen në moment të duhur teksa Biden po bën presion tek ligjvënësit që të aprovojnë pakon e tij para përfundimit të vitit.